“Ne do të vijmë për Kërçovën sa herë të ketë nevojë” – rreth 5,000 mërgimtarë priten për zgjedhjet e 2 nëntorit

52
fresco

Mërgata kërçovare, kudo që ndodhet, po tregon se dashuria për vendlindjen nuk njeh kufij. Me vetëorganizim dhe përkushtim, shqiptarët e Kërçovës në diasporë po dërgojnë një mesazh të qartë:

Kërçova do të frymojë shqip!

Vetëm nga Zvicra janë konfirmuar mbi 2,500 persona deklaroi Faik Ademi nje aktivist I dalluar , nga Gjermania mbi 1,000, nga Italia rreth 500, ndërsa organizime po zhvillohen edhe në Austri, Amerikë, Alaskë e në shumë shtete të tjera të Evropës dhe botës priten rreth 5000 mergimtar

Ky bashkim i jashtëzakonshëm tregon se mërgata kërçovare nuk lodhet kur është në pyetje Kërçova – zemra që rreh njësoj në çdo cep të globit.

NE DO TE VIME PER KERCOVEN SA HERE QE DO TE KETE NEVOJE/ Tv Gurra

Comments