” Ne e respektuam marrëveshjen, a do ta bëjë Prishtina?”

Nesër do të fillojë ndërtimi i një strukture të re betoni, ka thënë kryetari i komunës së Mitrovicës Veriore Goran Rakiq.
Ai për Televizionin Pink ka thënë se pala serbe e ka respektuar marrëveshjen, por ka pyetur nëse një gjë të tillë do ta bëjë edhe Prishtina, transmeton Klan Kosova.
“Për Asociacionin e Komunave Serbe u ra dakord katër vjet më parë, dhe që atëherë nuk është bërë asgjë”, ka thënë Rakiq.
Ai bëri të ditur se nesër do të fillojë ndërtimi I një strukture të fortë strukturë të re betoni në vend të murit.
Ky I fundit u rrënua një ditë më parë pas marrëveshjes së arritur në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kryetarit të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq me ndërmjetësin e përfaqësuesve të BE-së në Kosovë, transmeton Klan Kosova.