Policia gjermane arrestoi një sirian 19-vjeçar, kërkues të azilit, nën dyshim se ka planifikuar të kryejë sulm terrorist…
Ky person ka qenë i dyshuar për vepra të tjera penale të kryera në qershor, ndërsa pas bastisjes së fundit në banesën e tij në Bavari, ka filluar hetim kundër tij për terrorizëm.
Policia gjermane në banesën e tij ka gjetur simbole të organizatës terroriste “Shteti Islamik”, dokumente, udhëzime për përpunimin e bombave, vendosjen e tyre në kamion, si dhe video, në të cilat SHI-ja ndërmerr përgjegjësi për sulme.
Siriani në Gjermani ka arritur në vitin 2015 gjatë valës së emigrantëve nga Siria, Afganistani dhe Iraku