Në Gjimnazin 7 Marsi mbahet debati “Adoleshenca,Pranverë mbi Pranverë “

403
fresco

“Adoleshenca,Pranverë mbi Pranverë ” ky ka qenë debati i parë i zhvilluar të hënën në amfiteatrin e Gjimnazit 7 Marsi në Tetovë informon Faktiditor.ch. Debatuese ka qenë psikologia e shkollës Makfire Sherifi e ndihmuar edhe nga profesoresha Linda Zejneli ndërsa kanë marrë pjesë nxënësit e viteve të para .
Më herët këtij debati i kanë paraprirë disa pyetje të shumta të nxënësve të cilat më pas u elaboruan nga psikologia Sherifi e cila në detaje ka folur mbi të gjitha fazat e adoleshencës.Kjo mënyrë komunikimi i drejtëpërdrejtë kishte edhe diskutime të shumta të nxënësve pyetjet e të cilëve ndërlidheshin me problemet e kësaj moshe shumë delikate, kujt duhet ata ti referohen kur kanë shqetësime të shumta dhe ngjajshëm.
Mosha e adoleshencës përcaktohet mes moshës 12 deri 20 vjeç ku tek të rinjtë ndodhin ndryshime të mëdha trupore dhe psiqike të përcjellura me ndryshime të tjera specifike në sferat sociale .
Sherifi është ndalur dhe u ka sqaruar edhe për fazat e paraadoleshencës të pranishmëve , me theks të vecantë edhe për fazën e pubertetit si tek djemtë poashtu edhe tek vajzat ,mosha kur fillon ajo si dhe çështje të tjera përfshirë stadet e zhvillimit të adoleshencës ,vetëvlerësimin ndërsa është ndalur në veçanti edhe tek një temë shumë domethënëse që kishte të bëjë mbi adoleshencën dhe familjen si një institucion në përgjithësi.
Në moshën e adoleshencës sipas z. Sherifi vetëvlerësimi,vetëkoncepti ,vetërespekti ,imitimi dhe së fundmi klasifikimi, kanë vlera specifike jo të vogla në krahasim me moshat tjera Fushat ku veprojnë ato shërbejnë njëkohësisht edhe si drejtime kryesore e të rëndësishme të formimit të ri cilësor të adoleshencës .Kjo e fundit sipas saj është mosha me modifikime të gjithanshme në planin biologjik,psikologjik dhe atë shoqërorë .Në këtë fazë ëndrrat marrin rrugë .
Një ndër temat e shumta që u diskutuan ishte edhe ajo që kishte të bënte mbi adoleshencën dhe vetëkonceptin ,moshën e adoleshencës dhe sfidat që përbën ajo për këto mosha delikate dhe shumë cështje të ndryshme.Në debat janë përfshirë edhe profesorët e gjimnazit .
Psikologia Makfire Sherifi tha se edhe në të ardhmen do të zhvillohen debate të tjera për cështje të ndryshme që kanë të bëjnë jo vetëm me adoleshencën por edhe mbi probleme të shumta që tangojnë këtë brez të ri .Faktiditor.ch

Comments