Në Gostivar u realizua dita informuese për thirrjen e parë për propozime në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Maqedoni – Shqipëri 2014-2020

184
fresco
Në Gostivar u realizua dita informuese për thirrjen e parë për propozime në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Maqedoni - Shqipëri 2014-2020

midle

Në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Maqedoni – Shqipëri 2014-2020, për thirrjen e parë për propozime, në qytetin e Gostivarit u realizua dita informuese me pjesëmarrje të përfaqësuesve të sektorit civil, sipërmarrjeve dhe palëve të tjera të interesuara.

Arsim Fidani përfaqësues i Ministrisë së Pushtetit të Vetëqeverisjes Lokale njoftoi që gjatë vitit 2016 mbaroi zbatimi i shumë projekteve nga thirrja e tretë e programit për periudhën 2007 / 2013 nga IPA program për bashkëpunim kufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë.

“Janë mbajtur disa sesione informative, tani ndodhemi në Gostivar dhe është sesioni i fundit në kuadër të thirrjes së parë për propozime për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Maqedoni – Shqipëri 2014 – 2020. Zakonisht, për çdo thirrje për projekt propozime mbahen sesione informative ku tregohen në detaje procedurat dhe thirrja në përgjithësi”, tha Fidani, duke shtuar që: “Me projekte mund të aplikojnë të gjitha shoqatat joqeveritare, kurse kësaj radhe ka një risi dhe mund të aplikojnë edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”.

Pas takimeve informuese, planifikohen të mbahen edhe trajnime për aplikuesit e projekteve.

Gjatë takimit, përmes video prezantimit u shfaqën deklaratat e ambasadorit të Unionit Evropian në Republikën e Maqedonisë, Avio Orav dhe ministres së Pushtetit të Vetëqeverisjes Lokale, Shiret Elezi  gjatë shpalljes së thirrjes së parë për projekt propozimet në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Maqedoni – Shqipëri 2014-2020.

Më datë 16 Shtator 2016, u shpall thirrja për tri prioritete tematike të programit, konkretisht  nxitja e turizmit, kulturës dhe trashëgimisë natyrore, rritja e konkurrencës, biznesit, tregtisë dhe investimeve, mbrojtja e mjedisit,  si dhe nxitja e përshtatjes dhe lehtësimit ndaj ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi i rrezikut.

Thirrja do të qëndrojë e hapur deri më datë 1 Nëntor 2016. Buxheti në total i saj është 2,890,000 euro.

Prezantimi u mbajt në Sallën e Këshillit Komunal dhe të pranishëm ishin shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës, z. Bashkim Hasani dhe shefi i Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal dhe implementim projektesh, Pajtim Saiti.

Comments