“Ne jemi avokatët më të mirë të Kosovës në Bashkimin Evropian”



Sipas shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova, shtegu për integrime në BE, është shumë i rëndësishëm por që është një proces tejet i gjatë, e që vendit si Bullgaria i janë dashur shtatë vite për t’u përcaktuar pikat kryesore që vendi duhet t’i kishte të përcaktuara nga Këshillit i BE-së.
“Prioritetet përcaktohen nga vendi në vend. Dhe në Kosovë është ndërtimi i institucione të fuqishme të shëndosha, dhe të garantohet që të drejtat e qytetarëve do të mbrohen, dhe do të punohet edhe në formate shumë sektoriale dhe teknike si p.sh do të kemi një komuniteti për çështje të energjisë dhe të bëhet ballafaqimi me sistemin e energjisë. BE-ja është institucion që do të qëndrojnë palëkundur afër institucioneve të Kosovës që të gjendet zgjedhja më e mirë. Ne në BE jemi avokatët më të mirë tuaj, ne përmes vendeve tona anëtare do të vazhdojmë të promovojmë dhe të flasim në favor të rastit tuaj”, ka shtuar Apostolova.
“Sundimi i ligjit është në thelb të marrëveshjes, është fjala magjike. Ky është problemi më i madh i institucioneve të Kosovës. Kosova duhet të ndihmojë vetveten duke pasur storje pozitive që do t’i ndihmoje në përmirësimin e imazhit të saj jashtë. Procesi i Stabilizim Asocimit është prioritet i yni politik e ekonomik që shërben si bazë për procesin e aderimit. Kjo marrëveshje ka hyrë në fuqi në prill dhe tash gjëja më e rëndësishme është zbatimi dhe nëse kjo bëhet, Kosova do të ketë impakt shumë pozitiv në qytetarët e saj”,ka përfunduar Apostolova./Indeksonline/