Në Kaçanik qytetari e kthen veturën në sharrë për dru (VIDEO)



Është makinë e markës Opel Vektra, e cila në vitin 1991 kur edhe u prodhua u mendua të shfrytëzohet si çdo veturë tjetër.
Por më 2015 u transformua, dhe po shfrytëzohet edhe për diçka që nuk e bëjnë veturat e zakonshme.
Bile Hasan Piliqi nuk beson se prodhuesve gjerman u ka shkuar në mendje kjo ide ndonjëherë.
E me këtë punë, ky përveç që mban familjen e tij, ka punësuar edhe të tjerë.
Por makina nuk i është nënshtruar një regjistrimi për qarkullim derisa çmimi për ta shkurtuar një metër dru me këtë Opel Vektra është dy euro.