Në kanalin e Sicilisë 28 emigrantë humbën jetën, ndërsa u shpëtuan 4655

280
fresco
midle

28 emigrantë kanë humbur jetën në kanalin e Sicilisë, trupat e pajetë të të cilëve janë rikuperuar nga rojat bregdetare italiane në operacione shpëtimi.

Gjatë operacionit janë shpëtuar 4655 klandestinë, ndërsa operacioni është ndërmarrë nga rojat bregdetare në bashkëpunim me Qendrën Operative të Romës.

Sipas mediave italiane, refugjatët ndodheshin në brigjet e 27 gomoneve, pesë varkave të vogla dhe një barke, dhe të gjithë vinin nga brigjet e Libisë.

Comments