Në këtë datë publikohet dueti Dafina-Ricky Rich

81

Bashkëpunimi duket se ua ka lënë ëmbël Dafina Zeqirit dhe Ricky Rich-it.

Pas suksesit të padiskutueshëm të këngëve “Ku je ti” dhe “Yolo”, Dafina dhe Ricky po vijnë sërish me duet, shkruan IndeksOnline.

Kënga quhet “Zemër” dhe tashmë është bërë e ditur data e lansimit.

Kënga do të jetë në dispozicion për të gjithë adhuruesit e muzikës më 25 prill.

Kënga premton të jetë ritmike dhe tipike me energji pozitive, ashtu si çdo bashkëpunim tjetër i dyshes./IndeksOnline/

Comments