Në Kosovë mund të ketë incidente, thotë Beogradi

262
Ramush haradinaj France arrestim

Pas parashikimit të sulmeve të shqiptarëve nëpër përfaqësitë diplomatike të Serbisë në Perëndim, Beogradi tash parasheh edhe incidente në Kosovë, transmeton Koha.net.

Kështu, kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun thotë se në periudhën e ardhshme nuk mund të përjashtohen incidente për shkak të situatës në Kosovë

“Ka paralajmërime se shqiptarë ekstremë dhe sidomos ish –pjesëtarë të UÇK-së dhe të UÇPMB -së mund të ndërmarrin ndonjë aksion eventual të dhunës” ka thënë Drecun pas takimit në këtë Këshill mbajtur larg medieve e që ka zgjatur tri orë.

“Nuk mund të përjashtohen incidentet në periudhën e ardhshme, sidomos marrë para sysh situatën pas arrestimit ë Ramush Haradinajt”, ka thënë Drecun.

Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësuesit e të gjitha shërbimeve informative të Serbisë të cilët kanë folur për situatën e sigurisë ë Kosovë.

Comments