NË KSHZ DERI SOT NË MESDITË JANË PARAQITUR GJITHSEJ 4.377 QYTETARË
Deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor deri sot në mesditë janë paraqitur gjithsej 4.377 qytetarë regjistrimet e të cilëve në Listën zgjedhore pas kontrolleve të kryera të kryqëzuara dhe në terren janë kontestuese, gjegjësisht ka mospërputhje të të dhënave në Listën zgjedhore.
Prej tyre, siç kumtoi KSHZ-ja, 1.996 janë paraqitur në sektorët rajonal dhe zyrat dhe zyrat shtesë të KSHZ-së, përderisa 2.411 e kanë shfrytëzuar ueb aplikacionin në faqen e internetit të KSHZ-së.