Në Leposaviq zbulohet fabrika e pijeve të falsifikuara alkoolike

317
fresco

midle

Polica e Kosovës,përmes një kumtese për medie njofton se dje, më 30 nëntor, në fshatin Banoviqe të Leposaviqit, ka zbuluar fabrikën për të cilën dyshohej se në mënyrë të kundërligjshme bëhej përpunimi, prodhimi dhe distribuimi i pijeve alkoolike të falsifikuara.

Policia, transmeton Koha.net, ka realizuar bastisjen e tri lokacioneve të ndryshme në kuadër të komunës së Leposaviqit: një në fshatin Banoviqe ku është identifikuar laboratori dhe dy të tjera bastisje në Leshak të Leposaviqit, ku është identifikuar një depo dhe bastisja e një hapësire banesore. Aty janë gjetur dhe sekuestruar material i provave të cilat do të përdoren për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme ligjore.

Në vendngjarje Policia ka identifikuar:

pajisjet (makinerinë) ilegale për prodhimin dhe mbushjen e pijeve alkoolike
ambalazhe për mbushjen e pijeve të ndryshme alkoolike
një sasi të shumtë të etiketave për pije të ndryshme alkoolike
kapak për mbyllje të shisheve, si dhe
ambalazhe për paketimin dhe distribuimin e mëtejmë.

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe ka arrestuar një person, si të dyshuar lidhur me veprimtari kriminale sipas nenit 267 të Kodit Penal të Kosovës “prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë” dhe nenit 306 “prodhimi i ndaluar”.

Të gjitha veprimet e mëtejme hetimore lidhur me sekuestrimin dhe procedimin e provave të mbledhura do të zhvillohen nga hetuesit e njësisë përkatëse të hetuesve rajonalë të Drejtorisë së Policisë të Mitrovicës veri, në konsultim me prokurorin e Shtetit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

Comments