Në Llojanë janë zbuluar 53 emigrantë nga Afganistani dhe Pakistani



Në rajonin më të gjërë të fshatit Llojanë, komuna e Likovës, mbrëmë në periudhën nga ora 19:00 e deri në orën 24:00 janë zbuluar dhe kapur gjithsej 53 emigrantë nga Afganistani dhe Pakistani.
MPB sot kumtoi se pas njohurive të marra paraprake operative dhe informatave për rritje të pranisë së personave dhe grupeve të emigrantëve, është kryer edhe aksion i koordinuar dhe kontrollim i terrenit. Me ç’rast janë zbuluar dhe kapur gjithsej 53 persona emigrantë nga Afganistani dhe Pakistani, prej të cilëve 43 burra, 3 gra dhe 7 fëmijë.