Në Maqedoni po realizohen sulmet e fundit ndaj Janevës dhe Fetait

209

 

Në Maqedoni vazhdojnë akuzat e rënda në drejtim të Prokurores Speciale Katica Janeva. Opstrukcionet janë të vazhdueshme nga ana e partisë maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE që nga themelimi i kësaj Prokurorie.

Ish prokurori publik, Jovan Tërpenovski konsideron se obstrukcionet ndaj PSP-së janë një dëshmi e qartë për ta kthyer besimin tek ky institucion i cili po merret me zbardhjen e gjithë veprimeve kriminele të cilat janë bërë gjatë 10 viteve të fundit në Maqedoni, nën udhëheqjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Ai thotë se opinioni në Maqedoni i ka shumë të qarta këto kritika dhe shantazhe që i bëhen PSP-së.

“Opinioni është tepër i vetëdijshëm se patjetër duhet të ketë ndryshime, ndërsa ndryshimet kanë filluar dhe do të mbarojnë me punën e PSP-së. Mendoj se riaktivizimi i “Revolucionit Laraman” tregon se opinioni nuk harron dhe pret që njëherë e përgjithmonë të ndërpritet praktika e cila nënkupton kthim të Maqedonisë mbrapa, por të ecim përpara drejtë një rruge normale me besim të plotë tek puna e institucioneve e cila është e bazuar në të drejtat, liritë dhe pronën e qytetarëve”, ka deklaruar ish prokurori Tërpenovski, transmeton Zhurnal.

Sipas tij që nga themelimi i PSP-së kanë filluar obstrukcionet ndaj këti institucioni i cili duhet të heton të gjitha keqpërdorimet e mundshme që janë bërë gjatë 10 viteve të fundit në vendin tonë.

“Unë mendoj se kjo nuk do të reflektohet ndaj punës së PSP-së, por do të ndodhë e kundërta se do të rritet edhe më shumë besimi tek ky institucion dhe ky institucion duhet të jetë i qendrueshëm që ta realizon funksionin e vet për çka është zgjedhur”, ka deklaruar Tërpenovski.
Nga ana tjetër të gjitha pengesat dhe obstrukcionet që i bëhen PSP-së dhe prokurores Katica Janeva janë tepër të ulëta, andaj Janeva duhet që me guxim të madh ti tejkaloj. Kështu ka vlerësuar ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trandafil Ivanovski për Radion Evropa e Lirë në gjuhën maqedonase.

“Shpresojmë se varësisht nga vendi dhe rroli të cilën e ka, dhe duke marrur parasyshë pozitën të cilën e ka fituar nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe sektori civil në Maqedoni, por edhe nga partitë politike se do ti përballojë të gjitha presionet dhe obstrukcionet e orkestruara, por si shpëtim i vetëm është dalja nga konflikti me kriminalitetin, pasi këto obstrukcione nuk janë vetëm obstrukcione ndaj Janevës, por është një betejë mes të keqes dhe të mirës, një betej mes kriminalitetit dhe drejtësisë”, ka deklaruar Ivanovski, transmeton Zhurnal.

Ndryshe, në Maqedoni plotë një vit po funksionon PSP-ja, deri më tani janë ngritur 3 aktakuza ndaj disa funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së, mirëpo në mungesë të një Gjykate Speciale, këto lëndë bllokohen në labirinthet gjyqësore.

Comments