Në Maqedoninë e Veriut tashmë është zbatuar masa për arrest shtëpiak me hallkë elektronike.

131
fresco

Në komunën Çashkë, afër Velesit, për herë të parë është zbatuar një aktgjykim për dënim shtëpiak me mbikëqyrje elektronike, njoftoi Sektori i Provës. Personi i dënuar mori një byzylyk elektronik në kyçin e këmbës dhe do të duhet të qëndrojë në vendbanimin e tij për një periudhë prej tre muajsh, me leje për qëndrim jashtë deri në maksimum dy orë në ditë, përcjell TV21.

Nëse ai nuk i respekton rregullat ose kufizimet e vendosura nga gjykata, zyrtarët nga Sektori i Provës do ta njoftojnë gjykatën për veprimet e mëtejshme. Nga Ministria e Drejtësisë theksojnë se ky model i ekzekutimit të dënimit është më ekonomik për shtetin dhe më human për kryerësit, veçanërisht kur bëhet fjalë për persona në moshë më të shtyrë.

Comments