Në mesnatë përfundon fushata zgjedhore, heshtje para zgjedhjeve të së dielës



Në mesnatë përfundon fushata zgjedhore 20-ditore dhe fillon heshtja para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Republikën e Maqedonisë.
Të shtunën, një ditë para zgjedhjeve, do të votojë diaspora, të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit dhe personat në arrest.
Vendvotimet hapen në orën 7:00, ndërsa votimi përfundon në orën 19:00. Në diasporë kjo do të zhvillohet sipas kohës lokale.
Në zgjedhje marrin pjesë 11 subjekte politike: gjashtë parti politike dhe pesë koalicione me 58 lista me 1.092 kandidatë.
Për të votuar nga jashtë janë paraqitur 20.573 qytetarë, ndërsa në Listën zgjedhore të posaçëm janë regjistruar 230.122 persona të cilët në pajtim me evidencën e organit kompetent vlerësohet se janë për punë të përkohshme jashtë vendit.
Të drejtën për të votuar jashtë vendit shtetasit e Republikës së Maqedonisë do të mund ta realizojnë në 41 përfaqësi diplomatiko-konsullare dhe zyrat konsullare. Më së shumti votues për votime janë paraqitur në Bern 4.256, në Venecie, 2.724 në Detroit 1.170, Nju-Jork 1.168, Melburn 1.112… Për këto zgjedhje për votime në Bern janë hapur tre vendvotime shtesë, ndërsa në Venecie dy.
Më së paku janë paraqitur në Madrid – 10, Pekin 13 dhe në Varshavë 14 votues.
Votimi nesër zbatohet edhe për 2.015 persona të burgosur dhe persona në arrest. Në shtëpi apo në adresën ku janë paraqitur sot votojnë edhe të sëmurët dhe personat e pafuqishëm. Votojnë edhe 13 persona të zhvendosur në brendësi.
Për zgjedhjet parlamentare të nënta, në Listën zgjedhore për të votuar janë paraqitur 1.784.416 shtetas të moshës madhore të Republikës së Maqedonisë. Në Maqedoni do të votojnë 1.531.368 qytetarë. Zgjedhjet do të zbatohen në 3.480 vendvotime në gjashtë njësi zgjedhore në Maqedoni dhe në 46 në njësinë e shtatë zgjedhore e cila e përfshin diasporën.