Në një vend ku politika ka ndikim me shumë se vlerat kombëtare ai vend ka mbaruar!

360

Pse habiteni me vonesën e nderimit të vlerave kombëtare , jemi një shoqëri që më shumë i çmon politikanet dhe analistet bytheshitur e shantazhues se sa nderojmë luftërat tona në shekuj nga Skënderbeu te UÇK-ja .

Kemi lokacion për sheshin Adem Jashari po Ademi i madh nuk është , kemi lokacion për intelektualin e madh pajtimtarin e Gjaqeve me rinin e kohes Anton Çetta po busti i bac Antonit nuk është vendosur ende !

Këto personalitete janë pasuri mbarëkombëtare dhe shembull për njerëzimin mbarë po ne siç duket nuk dimë ti çmojmë vlerat kombëtare .

Kjo shoqëri e stërpolitizuar konfliktuoze banale ordinere ma shumë ti çmon banalistet televiziv dhe politikanet milioner se sa luftëtaret e vërtet të UÇK -së jemi shoqëri ku mbisundon antivlera

Nisem nga shkrimet e mia kur shkruaj për dëshmor personalitete kombëtare tema mbi luften sportin ka shumë pak interesim për t’i lexuar kurse kur kam shkruar për politike mbarekombëtare kam pas mbi 1 mijë komente në faqen time modeste të facebookut!

Jemi të vonuar në çdo pikëpamje sepse atdhetaret janë pakicë , e zuzaret tregtaret e flamujve shumicë !

Të kishte bota Skënderbe , Adem Demaçin , bac Anton Çetten , Kryekomandantin e UÇK-së Adem Jashari etj filma nivelit Hollivudit do krijonte dhe muzeume komplekse gjigante përkujtimore .

Po na jemi shoqëria që ta ofendon trurin me programe televizive banale me lloj lloj budalle të ftuar në to .

Këta jemi ne !

Erald Selca

Comments