Në ora 14:00, fillon autopsia e Astrit Deharit

Në ora 14:00 pritet të fillojë autopsia e Astrit Deharit, ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.
Hoxha ka ngushëlluar familjen e Dehari, kurse ka konfirmuar se prezent gjatë këtij procesi do të jenë edhe përfaqësues të Eulexit, raporton KTV.
“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mija të sinqerta duke ndjerë keqardhje për rastin. Ne në momentin e marrjes së lajmit kemi aktivizuar të gjithë mekanizmat. Me vendim të Prokurorisë është lejuar përfshirja e një eksperti vëzhgues gjatë procesit të autopsisë. Sipas informatave të fundit që kam autopsia pritet të zhvillohet në ora 14:00 dhe aty do të jene edhe përfaqësuesit e EULEX-it. Dua të ju njoftoj që me qëllim të rishikimit dhe sqarimit sa më transparent të rastit e kemi angazhuar edhe Inspektoratin e Shërbimit Korrektues”, ka thënë Hoxha.
Familja Dehari ka caktuar mjek për obduksionin e Astrit Deharit, Besim Ymajn nga Shqipëria, kurse është në pritje edhe të një mjeku britanik.

