Në Pejë e Bruksel u protestua për lirimin e Haradinajt

174

Në vazhdën e protestave në gjithë vendin në përkrahje të Ramush Haradinajt, përsëri është protestuar në Pejë.

Qytetarë dhe bashkëpartiakë të Haradinajt, kanë kërkuar lirimin sa më të shpejtë të tij, raporton KTV.

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se Haradinaj do të kthehet edhe më i fortë, sepse askush nuk mund t’ia “mvesh” të këqijat që po pretendohet.

Ndërkohë, kryetari i degës së kësaj partie në Pejë, Fatmir Gashi, ka përsëritur se Haradinaj po mbahet padrejtësisht në Francë.

Ndërkohë, edhe bashkëluftëtarë e personalitete të tjera, thanë se janë mbledhur për shkak të padrejtësive që po u bëhen shqiptarëve.

Blerim Nikçi nga komuniteti Rugovas tha se Kosova po nëpërkëmbet në mënyra të ndryshme, qoftë me copëtim territori, mure e flet-arreste.

Ndryshe, për Ramush Haradinajn sot është protestuar edhe në Bruksel.

Haradinaj u arrestua më 4 janar në Francë. Ndërsa, pas kërkesës së Serbisë për ekstradimin e tij, ai po mbahet në Paris.

Seanca për shqyrtimin e kërkesës për ekstradimin e ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, është paralajmëruar të mbahet më 9 shkurt.


Në Pejë e Bruksel u protestua për lirimin e… by kohanet

Comments