Në përmbytjet në Japoni kanë humbur jetën të paktën 209 njerëz

242
fresco

Numri i viktimave që kanë pësuar në përmbytjet dhe rrëshqitjen e dheut në pjesët qendrore dhe perëndimore të Japonisë…

Numri i viktimave që kanë pësuar në përmbytjet dhe rrëshqitjen e dheut në pjesët qendrore dhe perëndimore të Japonisë është rritur në 209 persona, kumtoi policia.

Si të zhdukur rezultojnë më shumë se 40 njerëz.

Shërbimet lokale për situata të jashtëzakonshme me mbështetje të policisë dhe ushtarëve i vazbdojnë operacionet për kërkim dhe shpëtim të të mbijetuarve.

Ky është numri më i madh i të vdekurve në përmbytjet në Japoni nga viti 1953. Atëherë në ishullin Kjushu kanë humbur jetën 759 persona, ndërsa mbi 450.000 persona kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Comments