
Imami i një xhamie shqiptare në komunën e Zemunit në Beograd, ka bërë thirrje përmes një video incizimi në facebook duke kërkuar mbështetje të gjerë kundër rrënimit të kësaj xhamie të paralajmëruar nga autoritetet komunale të Zemunit.
Sipas imamit xhamia pritet që nesër gjatë orës 08:00 të rrënohet nga komuna, për arsye siq thuhet të lejes së ndërtimit.
Imami gjithashtu ka paralajmëruar që kundër këtij vendimi nesër banorët shqiptar që jetojnë në rrethine do ta dalin të protestojnë para xhamisë në mënyrë që të pengohet rrënimi i saj nga autoritetet serbe. /Indeksonline/

