Në pritje të marrëveshjes finale, “Sport” zbulon klubin e ri të De Ligt

Matthijs De Ligt është aktualisht një prej futbollistëve më të kërkuar në botë, para rihapjes së afatit kalimtar të verës.
Qendërmbrojtësi i Ajax Amsterdam ka shkëlqyer me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni duke zgjuar interesim nga klube të mëdha evropiane, përfshirë Barcelonën, Manchester Cityn dhe Juventusin.
Por, e përditshmja sportive katalane “Sport” raporton se Barcelona është favorite e re për transferimin e tij, përcjell lajmi.net.
De Ligt thuhet se preferon t’i bashkohet shokut të tij nga Ajax, Frenkie de Jong i cili tashmë ka zyrtarizuar transferimin në Camp Nou për sezonin e ri. /Lajmi.net/