Në Prizren rrihen pas mosmarrëveshjes për hedhjen e mbeturinave


Policia e Kosovës raporton se tre të dyshuar meshkuj të komunitetit turk, në Prizren pas një mosmarrëveshje lidhur me hedhjen e disa mbeturinave në lagjen e tyre, janë rrahur ne mes veti.
Si pasojë e rrahjes njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime të rënda trupore ndërsa dy të tjerë lëndime te lehta. Tre të dyshuarit janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal te Prizrenit me ç’rast dy prej tyre janë ndaluar për tretman mjekësor.
Tre të dyshuarit janë arrestuar me ç’rast dy prej tyre janë në ndalim policor në Spital ndërsa i dyshuari trete ne ndalim policor ne stacion.