Ne rast dështimi i referendumit, përgjegjësia bie mbi maqedonasit

325
fresco

Urim SALIHU
Ne rast deshtimi te referendumit qe jam i bindur se nuk do te ndodhe,pergjegjesine per cdo gje pas do ta mbajne vete maqedonasit.Shqiptaret nuk do lejojne qe te izolohen dhe rendom kane te drejte te hapin kutine e pandores .

Kesaj rradhe do votojme nje PO te madhe por ne rast deshtimi atehere nuk do kete me force qe do mund te na binde sepse ne nuk do ti pergjigjemi me asnje partie shqiptare per hapat e metejshem .Faktori Nderkombetare ne rast deshtimi te referendumit duhet tu ndihmoje shqiptareve qe gjithnje jane reshtuar per NATO dhe BE qe mos jene pjese e izolimit bashke me palen tjeter qe e ka ne dore ta beje shtetin ose ta zhbeje ate.Shqiptaret votojne pro referendumit edhe per integrimin e Maqedonise, por edhe per ta ruajtur kete shtet.Ky eshte kompromisi yne i fundit.Ketij shteti i dhame gjithcka dhe s’morrem asgje.I dhame viktima ,persekutime, i dhame madje edhe vota nje partie maqedonase .Me nje fjale i dhame shume shanse ketij vendi.Te mbeshtetur per muri ,nuk ka me kompromis tjeter pas ketij referendumi .Maqedonasit duhet ta dijne se shqiptaret nuk do votojne me referendum te trete.

Comments