Në Reçicë të Vogël shpërthim në shtëpinë një mërgimtari



Një mjet shpërthyes është vendosur dhe aktivizuar natën e kaluar rreth orës 23:50 minuta në shtëpinë K.K. (66) në rrugën “146” në Reçicë të Vogël, Tetovë, informoi sot Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.
Përveç dëmit të madh material, në shpërthim nuk ka të lënduar sepse familja është për punë të përkohshme në Itali dhe në momentin e shpërthimit në shëpi nuk ka pasur asnjë njeri.
Policia njoftoi se kryerësi i cili ende është i panjohur për policinë, mbrëmë dhunshëm e ka hapur derën e shtëpisë, është futur brenda dhe në vet hyrjen në dhomën e qëndrimit ka vendosur një shpërthim e ka ndezur dhe e ka lëshuar vendin e ngjarjes.
Ekipi i policisë dhe prokurorisë speciale ka kryer kontroll, është gjetur eksplozivi dhe është dërguar për ekspertizë.
SPB Tetovë është duke ndërmarr masa dhe aktivitete për zbardhjen e tërësishme të rastit.