Në rrugën që lidh qytetin me fshatin Turçan i madh, është ndërtuar trotuar, është bërë zgjerim i rrugës dhe është instaluar ndriçimi publik (FOTO)

162
Në rrugën që lidh qytetin me fshatin Turçan i madh, është ndërtuar trotuar, është bërë zgjerim i rrugës dhe është instaluar ndriçimi publik (FOTO)

Në rrugën regjionale që lidh qytetin e Gostivarit me fshatin Turçan i madh, është bërë ndërtimi i trotuarit, zgjerimi i rrugës si dhe instalimi i ndriçimit publik.

Për të inauguruar investimin, në terren doli kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta, i shoqëruar nga shefi i kabinetit, z. Bashkim Hasani.

Turçani i Madh, tha kryetari Nevzat Bejta, tashmë është shndërruar një paralagje e bukur e qytetit dhe ne si Komunë jemi duke ndërtuar infrastrukturën e nevojshme.

“Trotuari i ndërtuar është i gjatë 637 metra, kurse vlera e investimit është  rreth 6 milion denarë, dhe do tu shërben gjithë banorëve të fshatit Turçan i madh, dhe sidomos fëmijëve që shkojnë në shkollë. Me ndërtimin e trotuarit rritet siguria e këmbësorëve dhe vozitësit ndjehen më të sigurt në drejtimin e automejteve. Është bërë edhe zgjerimi i rrugës si dhe ndriçimi publilik. Në fshatin Turçan i madh, kemi realizuar edhe punë të tjera dhe jemi duke punuar edhe në disa investime të tjera si në sistemin e ujësjellësit dhe ndërtimin e rrugëve”, shtoi kryetari Bejta, duke shtuar që ndërtimi i trotuarit do të shërben edhe për qytetarët e vendbanimeve të tjera për ecje në natyrë.

Banorët e fshatit Turçan i madh shprehen falënderim prej investimin e realizuar nga Komuna e Gostivarit. Ato u shprehen që ky investim do të ndikon tejmase në sigurinë e qarkullimit në komunikacion.

Comments