Në Saraj të Shkupit mund të fshihen nga Lista Zgjedhore komplet familje të cilët mbi 20 vite kanë jetuar dhe votuar në Maqedoni



Komisioni Zgjedhor Shtetëror vazhdon të tronditet me skandalet më të reja ku disa familje shqiptare vazhdimisht kanë votuar në zgjedhjet parlamentare dhe lokale dhe asnjëherë nuk kanë shkuar në gurbet, por gjenden në mesin e votuesve të kontestueshëm.
Zhurnal mëson se bëhet fjalë për familjen me mbiemrin Kadriu dhe Kadriovski nga Saraji i Shkupit, të cilët gjenden si qytetarë të kontestueshëm dhe në qoftë se nuk paraqiten në njësinë rajonale të KSHZ-së deri me 19 gusht të këtij viti, rrezikohen të fshihen nga Lista Zgjedhore.
Ndryshe, nëndegët e partive politike shqiptare nga Maqedonia, të BDI-së, PDSH-së dhe partive tjera të vogla, duhet të mobilizohen urgjentisht që ti identifikojnë këta votues të kontestueshëm, me të vetmin qëllim që numri i votuesve shqiptarë nga këto njësi zgjedhore mos të zvogëlohet që do ta vente në rrezik zvogëlimin e deputetëve shqiptarë.