NË SHKUP KËTË FUNDJAVË 26 AKSIDENTE, JANË LËNDUAR 13 PERSONA

311
fresco
midle

Trembëdhjetë persona janë lënduar në 12 prej gjithsej 26 aksidenteve të evidentuara në tre ditët e fundit në rajonin e SPB-së Shkup. Në katërmbëdhjetë është regjistruar vetëm dëm material.

Prej 13 aksidenteve të regjistruara të premten, në shtatë më pak janë lënduar tetë persona. Siç informon inspektori i pavarur Dragan Veljanoski, të shtunën është kryer ekspertizë e gjashtë aksidenteve, prej të cilave në njërën më lehtë është lënduar një person. Dje, megjithatë, janë regjistruar shtatë aksidente, ndërsa në katër prej tyre më pak janë lënduar katër persona.

Në tre ditët e fundit policia e komunikacionit ka sanksionuar pesë shoferë, të cilët me automjet kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 22 kanë vozitur nën ndikim të alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, katër kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, ndërsa 16 nuk e kanë prdorur rripin e sigurisë ose kanë përdorur celular.

Janë sanksionuar edhe 45 shoferë të cilët e kanë vozitur automjetin pa patentë shoferi, përkatësisht të parregjistruar dhe 10 shoferë fillestarë të cilët kanë bërë shkelje në baza të ndryshme.

Me ndihmën e automjetit special karrotrec, gjatë këtyre tre ditëve janë larguar 121 automjete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit, si të këmbësorëve, ashtu edhe atë motorik.

Me fillim  në orën 10, punëtorët e falimentuar dhe teprica teknologjike kanë filluar protestë të qetë para ndërtesës së  Gjykatës Themelore Shkup në bul. “Goce Dellçev”. Me qëllim të zhvillimit të sigurtë dhe pa pengesa të komunikacionit, si dhe të kësaj ngjarje të jashtëzakonshme, nga policia e komunikacionit do të ndërmerren masa adekuate për sigurimin e komunikacionit, ndërsa sipas nevojës edhe rikahëzim i komunikacionit.

Comments