Në shpërthimet në Meksikë humbën jetën 31 persona, 70 janë lënduar



Të paktën 31 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 70 janë plagosur në serinë e shpërthimeve, që ndodhën në një treg për piroteknikë në Tultepak, në Meksikë, njoftuan sot autoritetet meksikane .
Piroteknika ishte përgatitur për krishtlindjet katolike, kur erdhi deri në shpërthimin e parë, lajmëroi Bi-Bi-Si.
Kjo është hera e tretë për pak më tepër se dhjetë vjet shpërthimet ta godasin tregun e njohur “San Pablito” i cili ndodhet në 130 kilometra në veri të Meksiko Sitit.
Autoritetet lokale theksojnë se midis të lënduarve ka edhe fëmijë me të djegura, të cilat përfshijnë rreth 90 për qind të trupit të tyre.
Tani për tani nuk dihet çka e ka shkaktuar shpërthimin e parë të materialeve të lehta djegëse dhe sasisë së madhe të barutit në mjetet dhe pajisjet në numër të madh për fishekzjarret tradicionale festive, që janë shumë të popullarizuara te meksikanët.
Policia dhe ekipet e shpëtimit deklaruan se shpërthimet ishin aq të fuqishme që muret e objekteve ku janë ruajtur mjetet piroteknike “praktikisht janë shkrirë” nga temperatura e lartë që është krijuar.
Autoritetet theksojnë se do t’i gjejnë dhe dënojnë personat përgjegjës dhe do të ofrojnë ndihmë financiare për njerëzit të cilët mbetën pa të afërmit e tyre.
Zyra e prokurorit të përgjithshëm federal ngriti hetim, ndërsa në njoftim citohet se në treg kanë jehuar gjashtë shpërthime.
Nga shërbimet për gjendje të jashtëzakonshme citojnë se mungesa e masave të sigurisë është me siguri arsye për shpërthimin.
Nga shpërthimi janë shkatërruar më shumë se 80 banesa, si dhe shtëpi në rrethinë.
Mediat meksikane njoftojnë se gjatë shpërthimeve të treg ndodheshin rreth 300 ton fishekzjarre.