
Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot njoftoi se nga shtatori nuk do të implementohet programi “Kembrixh” në shkollat publike të mesme, prej këtij viti dhe anulohet për vitin 2019, njofton Portalb.mk.

Këtë vendim e ka sjell dje Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme.
Ashtu siç theksohet në kumtesë, ky vendimi është sjell duke e pasur parasysh afatin e shkurtër kohor për t’u siguruar këto standarde dhe mënjanimin e situatave të pakëndshme në arsim. Qëllimi është që në këtë mënyrë të krijohet periudhë e arsyeshme kohor për debat dhe përgatitje të librave, me të cilat nxënësit do të fitojnë dije të merituar dhe arsim botëror.
“Programet e reja mësimore kërkojnë analizë dhe njohje të tyre, dhe jo zgjidhje të shpejtë. Mes tjerash do të përgatiten edhe libra të cilët shfrytëzojnë terminologji përkatëse, të cilët janë të qarta dhe precize dhe të cilat janë përkatëse për sistemin arsimor në Maqedoni”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.