Në Strugë po mbahet Kongresi i 30-të i Mjekëve Shqiptarë

56
fresco

Nga dje në qytetin e Strugës ka nisur Kongresi i 30-të i Mjekëve Shqiptarë, një organizatë mbarëkombëtare që bashkon profesionistë të shëndetësisë nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora. Ngjarja po zhvillohet në Hotel Drin dhe ka mbledhur punonjës shëndetësorë me përvojë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe nga vendet e tjera të botës ku jetojnë shqiptarë.

Kongresi katërditor do të fokusohet në diskutimin e temave të ndryshme të lidhura me zhvillimet dhe praktikat më të reja në mjekësi. Në këtë takim do të marrin pjesë mjekë me renome ndërkombëtare, duke kontribuar me ekspertizën dhe përvojën e tyre profesionale.

Evenimenti do të kulmojë të shtunën me një mbrëmje gala, ku do të nderohen të gjithë pjesëmarrësit dhe do të krijohet një atmosferë e veçantë për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive.

Në ditën e fundit të kongresit, të dielën, do të ndahen çertifikatat për pjesëmarrësit, duke vlerësuar kontributin e tyre dhe pjesëmarrjen në këtë ngjarje të rëndësishme për mjekësinë dhe shëndetësinë shqiptare në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Comments