Në sy të fëmijëve, burri vret gruan dhe prindërit e saj
Një ngjarje e rëndë që ka tronditur rajonin këto ditë, bëhet fjalë për vrasjen e një gruaje dhe prindërve të saj në prani të dy fëmijëve të mitur, Mirjana dhe Goran shkruan Kurir.
Fëmija 10 vjeçar gjatë gjithë kohës ka shikuar babain duke e vrarë nënën e tyre, dhe më pastaj prindërit e gruas, gjegjësisht gjyshërit, pasi ka arritur ti ikë tmerrit ka ftuar dajën e tij në ndihmë për ti shpëtuar.
Daja i fëmijëve i quajtur Mladen, pasi ka arritur në shtëpi ka hasur në skena të tmerrshme, dhe menjëherë ka thirrur policinë. Fëmija më i vogël gjithashtu ka qenë prezent gjatë gjithë kohës që kishin ndodhur vrasjet nga ana e babait të tyre.
Mirjana më herët e kishte lajmëruar burrin e saj Goranin, tek autoritetet për dhunë në familje, dhe i njëjti kishte ndalesë që ti afrohet familjes.
Policia po kërkon ndihmë për të kapur tashmë vrasësin e trefishtë, i cili tani për tani ndodhet në arrati.