Në takimin Erdogan-Ban Ki-Moon temë diskutimi gjendja në Siri dhe Irak



Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Ban Ki-mun u takuan në qytetin kinez Hangzhou, ku ndër të tjera diskutuan, rreth situatës në Siri dhe Irak, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan informoi Ban Ki-moon për ofensivën “Mburoja e Eufratit” e cila po zhvillohet nga 24 gushti, dhe që ka për qëllim luftën kundër organizatës terroriste DAESH.
Sipas burimeve nga Zyra e Presidentit të Turqisë, takimi u mbajt para fillimit të Samitit G20, i cili në qytetin kinez Hangzhou ka mbledhur presidentë dhe kryeministra nga rreth 20 vende të botës.
Erdoğan dhe Ban diskutuan edhe rreth situatës në Lindjen e Mesme, vendosjen e armëpushimit në Siri, rreth ndihmës humanitare në Halep si dhe ndryshimiet klimatike.
Presidenti turk foli për përkeqësimin e situatës humanitare në Siri, por gjithashtu shprehu mbështetjen e Turqisë për përpjekjet e OKB-së në lidhje me ndihmën humanitare në këtë zonë.
Ban edhe një herë dënoi tentimin e grusht shtetit të 15 korrikut në Turqi.