Në Tetovë u shënua Dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara


Me manifestim të rastit në Qendrën ditore për fëmijë me aftësi të kufizuara në Tetovë sot u shënua 3 Dhjetori – Dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara.
Qendra ditore kujdeset për rreth 25 fëmijë me aftësi të kufizuara në moshën prej 5 deri 25 vjeç, ndërsa 17 prej tyre rregullisht e vizitojnë. Koordinuesi i Qendrës Bexhet Kamberi vlerëson se numri i fëmijëve me aftësi të kufizuara në qytet është më i madh.
“Në manifestimin e sotëm përveç fëmijëve prezent janë edhe prindërit e tyre, si dhe donatorët tanë të cilët gjatë vitit na ndihmojnë në punën tonë. Të gjitha ato familje të cilat kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, e të cilët nuk janë të përfshirë në procesin arsimor përmes paraleleve të veçanta mund t’i sjellin fëmijët sepse për ata është i organizuar transporti, ushqimi, ndërsa në Qendrën ditore janë edhe dy defektolog si dhe katër infermiere”, deklaroi Kamberi.
Fëmijët të cilët janë në kujdesje në Qendër në suaza të manifestimit, u prezantuan me disa këngë.
Qendra ditore për fëmijët me aftësi të kufizuara në Tetovë ekziston nga viti 2002 dhe kujdeset për fëmijë me aftësi të kufizuara mesatare, të rënda dhe të thella intelektuale dhe pengesa të kombinuara në zhvillim. Manifestimi i sotëm ishte rast që t’u ndahen mirënjohje institucioneve, shoqatave, firmave dhe individëve të cilët me bujari e ndihmojnë punën e Qendrës ditore në Tetovë.
Posti i meparshem
Hoxhaj tregon reagimin e diplomatëve evropianë, kur e krahasoi Daçiqin me Millosheviqin (Video)
Posti i ardhshem