Në Turqi arrestohen katër anëtarë të SHI-së të cilët kanë planifikuar sulm “senzacionalist”

189

Image result for Në Turqi arrestohen katër anëtarë të SHI-së

– Policia turke arrestoi katër pjesëtarë ë grupit Shteti Islamik (SHI), të dyshuar se kanë përgatitur sulm “senzacionalist”, njoftoi agjencia e lajmeve turke Anadolia.

Të dyshuarit janë arrestuar në një operacion të realizuar në qytetin Gaziantep, në afërsi të kufirit sirian. Gjatë bastisjes janë konfiskuar 2 rripa vetëvrasës, rreth 150 kilogramë shpërthim, dy pushka automatike dhe materiale tjera.

Policia nuk e kumtoi përkatësinë kombëtare të të dyshuarve.

Rreth 750 persona javën e kaluar janë arrestuar gjatë një persekutimi të madh policor në 29 provinca në mbarë Turqinë nën dyshim se janë të lidhur me SHI-në.

Në Turqi vitin e kaluar kanë ndodhur një sërë sulmesh për të cilët përgjegjësi ndërmorën SHI-ja dhe ekstremistët kurdë.

Comments