Në vendkalimin kufitar në Jazhincë, i konfiskohet vetura një shtetasi të Kosovës



Dje rreth orës 10, në vendkalimin kufitar në Jazhincë, gjatë futjes në Republikën e Maqedonisë është kryer kontroll në veturën e tipit “Mercedes Benz 110” me targa nga Kosova ku është vërtetuar mos përshtatja e VIN nga vetura me VIN nga leja e vozitjes.
Për shkak të dyshimeve se bëhet fjalë për falsifikim, vetura dhe pronari i saj H.K.(66) nga Prishtina iu janë dorëzuar Sektorit për punë të brendshme në Tetovë. Pas bisedës me të, shoferi është lëshuar, përderisa vetura është mbajtur për procedurë të mëtutjeshme.