Në Viskonsin filloi rinumërimi i votave të zgjedhjeve presidenciale në SHBA

121

Image result for Në Wisconsin filloi rinumërimi i votave të zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Komisioni zgjedhor i shtetit federal amerikan, Viskonsin kumtoi se mbrëmë e ka marrë peticionin e kandidates presidenciale të Partisë së Gjelbër, Xhill Stajn, me të cilin kërkohet numërimi i votave të zgjedhjeve presidenciale në SHBA me ç’rast ka filluar edhe procesi i kontrollit të procesit zgjedhor.

Stajn dje kumtoi se ka grumbulluar 3,5 milionë dollarë për nismën e saj për fillimin e procedurës për rinumërimin e votave të zgjedhjeve presidenciale në SHBA të 8 nëntorit në shtetet Viskonsin, Miçigan dhe Pensilvania.

Presidenti i sapozgjedhur, Donald Tramp në këto tre shtete fitoi me diferencë të vogël në vota para kandidates demokratike, Hillari Klinton.

Stajn shpreson se do të arrijë t’i grumbullojë gjithsej 4,5 milionë dollarë, që të mund të dorëzojë kërkesë për rinumërimin edhe në shtetet Pensilvania dhe Miçigan, para përfundimit të afatit përfundimtar të hënën, gjegjësisht të mërkurën.

Stajn e kërkon këtë rinumërim pasi që, sipas ekspertëve kompjuterik, ka pasur mangësi statistike në rinumërimin e votave në të gjitha tre shtetet.

“Për këto arsye u fituan edhe rezultatet e papritura prej zgjedhjeve dhe anomalitë për të cilat flitet. Ato duhet të hetohen para se të kumtohen rezultatet zyrtare. Meritojmë zgjedhje të cilave mund t’u besojmë”, tha Stajn të mërkurën.

Si-En-En dje vlerësoi se nevojitet “kontroll cilësor” se gjithçka është rregulluar me zgjedhjet, që të hiqen dyshimet në procesin zgjedhor për zgjedhjet presidenciale në Viskonsin, Pensilvani dhe Miçigan.

Në këto tre shtete federale nuk u votua përmes vënies së fletëvotimit në kutitë e votimeve, por përmes makinave speciale kompjuterike për votim dhe në të gjitha tre shtetet papritur fitoi kandidati republikan Donald Tramp.

Ekspertët kompjuterik shfaqën dyshim se makinat votuese janë sulmuar prej hakerëve. Ata megjithatë thonë se në këtë moment, nuk ka dëshmi se ka pasur sulm hakerik dhe se fitorja e Trampit në këto shtete federale është rezultat vetëm i sulmit të tillë.

Nëse dëshmohet dyshimi i saktë për sulmin hakerik dhe asgjësohet votimi, Tramp do t’i humbiste dhjetë vota të elektoratit, gjë që nuk do ta ndryshonte pozitën e  përgjithshme të dy kandidatëve.

Situata do të mund të ndryshonte vetëm nëse përcaktohet sulm hakerik edhe mbi makinat votuese në Pensilvani dhe Miçigan.

Shtabi zgjedhor i Klintonit tani për tani nuk i komentoi dyshimet e ekspertëve dhe të mediave si dhe as nismën për numërimin e votave.

Asnjë koment nuk ka as nga Trampi, i cili para votimit më 8 nëntor, paralajmëronte se nuk do t’i njohë zgjedhjet nëse nuk fiton.

Comments