Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, kandidati më i moshuar për këshilltar është 97 vjeç

Kandidati më i moshuar për anëtar të Këshillit të Komunës së Manastirit është 97 vjeç, konfirmuan për MIA-n nga Komisioni Zgjedhor Komunal në Manastir.
Sipas të dhënave të publikuara, më e moshuara është Cvetanka Veljanova, e cila është 97 vjeçe dhe kandidate e partisë politike MAAK. Menjëherë pas Veljanovës sipas moshës është kandidati Kiril Dobrushovski me 81 vjet, gjithashtu kandidat i MAAK. Në grupin e tre kandidatëve më të moshuar për anëtarë të Këshillit të Komunës së Manastirit është edhe Trajan Kotevski, i cili ka 80 vjet dhe është në listën e kandidatëve të mbështetur nga një grup zgjedhësish.
Në zgjedhjet lokale të këtij viti në Manastir, nga KSHZ-ja janë konfirmuar 16 lista kandidatësh për anëtarë të Këshillit të Komunës së Manastirit dhe nga gjithsej 496 kandidatë të evidentuar të moshave të ndryshme, vetëm katër kandidatë kanë mbushur 18 vjet
Në dokumentacionin e KSHZ-së dhe KZK-Manastir janë konfirmuar kandidaturat e Aleksandar Jovanovskit, kandidat i iniciativës qytetare GRIN, Enes Batalovski dhe Lejla Useini, kandidatë të koalicionit VLEN, dhe Marko Adam Kotevski nga një grup zgjedhësish. Katër të rinjtë, këtë vit si të rritur për herë të parë, kandidojnë për anëtarë të Këshillit të Komunës së Manastirit.