Nedved: Ju rrëfej zhgënjimin më të madh në karrierën time

Pavel Nedved ka veshur fanellën e bardhezinjve nga viti 2001 eri në 2009, është aktivizuar në 327 ndeshje duke shënuar 65 gola, madje duke fituar edhe një “Top të Artë”. Zëvendës presidenti aktual i bardhezinjve ka folur për portalin çek “Idnes.cz” duke rrëfyer momentin më të vështirë në karrierën e tij, raporton Albeu.

“Finalja e Champions League në vitin 2003 mund të ishte suksesi më i madh, por rezultoi të ishte zhgënjimi më i madh. Unë nuk munda që të luajë për shkak të skualifikimit, pasi u ndëshkova me kartonë të verdhë në gjysmëfinale ndaj Reali. Mund të them që ky do të jetë zhgënjimi më i madh në karrierën time”.
Më pas Nevded flet dhe për Juventusin e ri të Anjelit:”Juve është rikthyer që të jetë një klub i madh së bashku me presidentin Andrea Anjeli edhe në Europë. Duam që të fitojmë Championsin. Lojtari më i fortë që kam pasur në krahë? Zlatan Ibrahimovic. /albeu.com/