Negotinë e Gostivarit: 60-vjeçari i dehur maltreton familjen dhe kërcënon djalin me jetë

99

MPB njofton se më datë 30.01.2026 në orën 20:15, në fshatin Negotinë të Gostivarit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Gallatë kanë privuar nga liria personin M.M.(60) nga po i njëjti fshat, pasi djali i tij A.M.(36) ka raportuar se M.M., në gjendje të alkoolizuar, ka maltretuar në mënyrë agresive anëtarët e familjes dhe ka drejtuar kërcënime direkte për jetën ndaj djalit të tij. Personit të denoncuar i është bërë alkotesti, me ç’rast janë matur 1,30 promilë alkool në gjak. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për procedurë të mëtejshme.

Comments