Gjykata Speciale në Beogradi ia ka zgjatur edhe për 30 ditë tjera paraburgimin drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi.

Ai akuzohet për krim të organizuar dhe ndaj tij ka nisur hetimi për kryerjen e veprës terroriste në Kosovë gjatë vitit 1999.

Gjyqtari ka marrë vendim sipas të cilit ka fakte të mjaftueshme që Thaçit t’i zgjatet paraburgimi deri në 30 ditë dhe është refuzuar propozimi i mbrojtjes për heqjen e kësaj masës, ka thënë zëdhënësja e gjykatës, Tanja Koljenashiq për mediat serbe.

Mbrojtësit e Thaçit para tri ditësh kanë kërkuar heqjen e masës së paraburgimit pas dëgjimit të të dëmtuarve në këtë rast.