Nën patronazhin e Teuta Arifit: Debat mbi integrimet Euroatlantike dhe referendumin e ardhshëm

291
fresco

Në pajtim me përcaktimin e Qeverisës së Republikës së Maqedonisë për partneritet me shoqërinë qytetare në procesin e krijimit dhe realizimit të politikave, Komuna e Tetovës organizon debat për çështjet aktuale me rëndësi të veçantë për përparimin e Republikës së Maqedonisë transmeton Faktiditor.ch.
Debati do të zhvillohet me 14.09.2018 me fillim në ora 11:00, në këtë Sallën e Kuvendit Komunal Tetovë, ku do të shtrohen të gjitha tezat, faktet, mundësitë dhe benefitet, që dalin nga integrimi i vendit në NATO dhe EU, me rëndësi dhe theks të veçantë për sa i përket rolit të Organizatave qytetare.

Në debat do të diskutohet reth anëtarësimit e Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian dhe Aleancën e NATO-së, si dhe mbi referendumin e ardhshëm që do të mbahet me 30 shtator të vitit 2018, dhe i njëjti organizohet nën patronazhin e Kryetares së komunës së Tetovës. Faktiditor.ch.

Comments