Nëna dhe foshnja vdesin në maternitet

183
 

Nëna dhe foshnja vdesin në maternitet

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ku një 35-vjeçare dhe foshnja e saj kanë ndërruar jetë.

Viktimat janë shtetasja Aida Koçi, banuese në Tiranë dhe foshnja e sapolindur prej saj. Nëna shtatzënë është paraqitur me një komplikacion rreth orës 21:00 të mbrëmjes së enjte.

Në orën 06:00 të mëngjesit ka ndërruar jetë foshnja i saj, ndërsa një orë më vonë ka humbur jetën si pasojë e komplikacioneve edhe vetë 35-vjeçarja.

Kjo ka shkaktuar zemërimin e familjarëve të saj, që akuzojnë mjekët për vdekjen e tyre.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë që kanë marrë në pyetje të vëllanë e viktimës, kanë sekuestruar regjistrat e spitalit dhe kanë marrë në pyetje mjekët e turnit.

Policia thotë se vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

/ Top Channel

Comments