Nëna rrëmben foshnjën 3-muajshe nga bashkëshorti dhe e çon në Zvicër

119

 

Një nënë nga Radovishi ka marrë foshnjën tremuajshe në mënyrë të paligjshme nga bashkëshorti dhe e ka çuar në Zvicër, transmeton Telegrafi.

Moebel THEMA

Nëna 39-vjeçare e ka marrë foshnjën nga shtëpia e bashkëshortit të saj në Novo Sellë të Strumicës në 30 korrik dhe e ka çuar në Zvicër.

Mësohet se bashkëshortët kanë qenë në marrëdhënie të çrregulluara bashkëshortore.

Ndërkohë kundër saj është ngritur kallëzim për marrje të paligjshme të të miturit.

Comments