Nënë e bijë kalojnë jetën me ankth – 070658843

228
fresco

Pas shumë përpjekjeve i shoqi humb luftën dhe largohet nga kjo botë ndërsa bashkeshortja e tij ngelet e vetme me vajzen të cilën në atë kohë e kishte vetem 3 vjec.
“E rrita vajzen me skamje, vetë burrë vetë grua, me skamje e kam rritë, e ndezja shporetin këtu nxehesha nga pas shpina më bëheshte akull, sepse shtëpia është në kushte të këqija, drunjtë mi sjellin, është njëri që mi sjell e falëmindëroj shumë. As faturat smund ti paguaj, ilacet pasi unë jam e sëmurë prej zemre dhe nervat i kam, cka gjejmë me vajzën atë e hamë”, shprehet kryefamilarja Nurije Alimi.
Dridhjet e tokes që kapluan Shkupin para disa muajve  nuk kursyen as kete familje. Si shume familje te tjera, termeti solli deme te medha edhe ne kete shtepi e cila edhe ashtu fare pa dridhje toke nuk ka qene e banueshme.
“Unë më shumë e zgjuar ri, smund të flej, trembem shumë, nuk e kam për vete sepse vitete mija kanë kaluar, por më dhimbet vajza”, shprehet kryefamilarja Nurije Alimi.
Duke  thyer barrierat mes të pasurve dhe te varfërve duke qëndruar këmbkryq me dhimbjen e tjetrit e duke perfituar njëkohësisht përmbushje shpirterore: ”Lot dhe gezim”, tashmë është kthyer në një aureol që prek cdo skaj të vendit.
Humanistët për këta nevojtar janë të papertuar për të dhënë kontributin e tyre e për të ndihmuar.
Besojmë se edhe kjo familje do të buzëqesh  pasi edhe pse jeta për ta ka qenë e pamëshirshme ata përherë i sheh me buzëqeshje që buron nga thellesia e shpirtit dhe është sinjal se edhe jeta do ju bëzeqesh.
Comments