Nënkryetari i PDSH, Ibrahimi bashkë me aktivistë në Hasanbeg (FOTO)
Nga PDSH kanë mohuar zërat se përfaqësuesit e saj më të lartë nuk janë në terren. Sipas kësaj partie, nënkryetari dhe deputeti Orhan Ibrahimi bashkë me ekipin e tij të aktivistëve dhe bashkëpunëtorëve janë në zonën e Hasanbegut, Straçincës dhe Hasanbegut qysh në ditën e parë të katastrofës natyrore që përfshiu këtë zonë. Përveç kësaj bëhet e ditur se aktivistë të shumtë po ndihmojnë në pastrimin e shtëpive të vërshuara dhe sanimin e dëmeve të tjera, bashkë me banorët e Hasanbegut.
“Pamje pas një nate tmerri që përjetuan qytetarët e Hasanbegut dhe rrethinës së Shkupit ! Shqiptarët dhe vendbanimet e tyre janë të lënë në mëshirën e fatit nga kjo qeveri antihumane dhe antishqiptare BDI-VMRO para vërshimeve !
Njejtë edhe sot pas një nate nga fatkeqësitë më të mëdhaja, janë të lënë në mëshirën e fatit dhe zotit !”, ka postuar deputeti Ibrahimi më 7 gusht, ditën kur Hasanbegu u përfshi nën ujë.