Nënshkruhet protokolli për vendkalimin kufitar Bellanoc-Staçiç

251


Sot në Prishtinë nënshkruhet protokolli teknik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë për hapjen e pikës kufitare Stançiq- Bellanoc…

Paraprakisht zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, dje nënshkroi plotësimin e Marrëveshjes për financim të IPA programit për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës se Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës për vitin 2013, me çka edhe ligjërisht IPA mjetet e këtij programi vihen në dispozicion për financim të projektit strategjik Bellanoc -Stançiq.

Kësaj i parapriu vendimi i Qeverisë së Maqedonisë me çka Osmani mori autorizimin për nënshkrim të plotësimit të marrëveshjes për financim të IPA-s.

“Me përkushtim të madh u punua për plotësimin e të gjitha kushteve të domosdoshme, të cilat ishin të nevojshme për fillimin e realizimit të këtij projekti. Një prej aktiviteteve më të rëndësishme ishte ndërtimi i rrugës deri tek kalimi i ri kufitar, i cili u financua prej mjeteve nacionale në shumë prej rreth 6.000.000 eurosh”, deklaroi zëvendëskryeministri Osmani.

Comments