NËNTË NGA DHJETË TË RINJTË BESOJNË SE DHUNA ËSHTË PROBLEM NË BASHKËSITË E TYRE
Nëntë nga dhjetë të rinjtë besojnë se dhuna është problemi gjithnjë e më i pranishëm në bashkësitë e tyre, ndërsa dy të tretat thonë se edhe vetë janë përjetuar dhunë – tregon sondazhi i ri i zbatuar nga UNICEF-i dhe partnerët e tij në mbi 20 vende në mbarë botën me rastin e 12 gushtit – Ditës ndërkombëtare të të rinjve.
Sondazhi është zbatuar përmes U-raportit, mjete me rritje të shpejtë për përfshirjen e të rinjve, i cili siguron platformë për mbi 2 milionë të rinj “U-reporterë” prej mbi 20 vende. Në sondazh, përmes SMS-ve, Fejsbukut dhe Tuiterit, të rinjve iu shtruan disa pyetje për efektet nga dhuna në bashkësinë e tyre, për përvojat e tyre personale me maltretim të dhunshëm dhe çka mendojnë se mund të bëhet që t’i jepet fund këtij lloji të dhunës.
Më shumë se 100.000 U-reporterë, të angazhuar nga partnerët siç janë “Vëzhgues dhe vajza-udhëheqëse”, me moshë të vlerësuar prej 13 deri në 30 vjet, marrin pjesë në sondazh, duke i përfshirë edhe të rinjtë nga Senegali, Meksika, Uganda, Siera Leone, Liberia, Mozambiku, Ukraina, Kili, Malajzia, Nigeria, Pakistani, Irlanda, Burkina, Faso, Mali, Guineja, Indonezia, Zambia dhe përmes Kanalit global për U-raport.
UNICEF punon në angazhimin e fëmijëve dhe adoleshentëve rreth efekteve nga dhuna si pjesë e iniciativës globale “T’i japim fund dhunës ndaj fëmijëve”, përmes platformës “U-raport” dhe përmes fushatave globale të mediave sociale (#ENDVViolence). Së bashku me partnerët e tij UNICEF punon në përparimin e sistemeve arsimore në shkolla dhe në krijimin e sistemeve të fuqishme për rekomandim për shkak të mbrojtjes së fëmijëve.
Në vitin 1985, KB0ja e festoi Vitin e parë ndërkombëtar të të rinjve e cila filloi më 12 gusht – Dita ndërkombëtare e të rinjve. Sot, Dita ndërkombëtare e të rinjve tërheq vëmendje ndaj numrit të madh të sfidave kulturore dhe ligjore lidhje me të rinjtë dhe siguron forma në sferën në të cilën fokus janë të rinjtë dhe rriten mundësitë e të rinjve për pjesëmarrje të plotë efektive dhe konstruktive në shoqëri.