“Nëse nuk mposhtni Kosovën, më mirë lëreni futbollin”


Ish lojtari i Ukrainës, tani ekspert i sportiv, Yevhen Levchenko, duke folur në kanalin “Football 1”, ka thënë se ekipi ukrainas duhet të mësojë nga barazimi 2:2 me Turqinë, të cilët ishin duke fituar 2:0.
“Është e qartë se Kosova është një ekip krejtësisht i ri i cili po ndërtohet pak nga pak. Ky është ekipi që autoritetet e futbollit i dhanë leje për të luajtur në Botëror në momentin e fundit. Ky është ekip me mentalitet ballkanik.
Mendoj se nëse skuadra jonë nuk e mposhtë Kosovën, duhet të lënë futbollin. Pa dashur ta paragjykoj kundërshtarin, por nëse nuk arrijmë ta mposhtim, do të na mbetet barrë për një kohë të gjatë. Kjo është e kuptueshme sepse është një ekip i ndërtuar nga zeroja, dhe mendoj se i duhet kohë”, u shpreh Yevhen Levchenko