Nëse Zvërlevski nuk shkarkohet deri më 17 korrik, do i pret edhe zgjedhjet lokale?!

172
fresco

Nëse Kuvendi nuk e shkarkon Prokurorin publik Marko Zvërlevski deri më 17 korrik, emri i pasardhësit të tij do të dihet në vjeshtë, kur duhet të mbahen zgjedhjet lokale. Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi sot ka hapur pikën e rendit të ditës për shkarkimin e Zvërlevskit, por për diskutim janë paraqitur 90 deputetë.

midle

Për shkak të numrit të madh të diksutantëve, por edhe të dhjetë gupeve parlamentare, formuar nga ana e deputetëve opozitarë, konkretisht nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, debati për shkarkimin e Zvërlevskit mund të prolongohet dhe të mos përfundojë deri 17 korrik, kur në seancën e Komisionit për financim dhe buxhet do të debatohet për rebalancin e buxhetit, miratuar të premten në seancë qeveritare, transmeton Aktuale.mk.

“Kjo nënkupton se deri me në 17 korrik, kur është caktuar debati në Komisionin për financim dhe buxhet, domosdo të shkarkohet Zvërlevski. Nëse nuk arrihet, atëherë emri i Prokurorit të ri do të dihet në vjeshtë, vetëm nëse nuk ka marrëveshje paraprake të tërhiqen deputetët nga diskutimet dhe të arrihen afatet”, kanë thënë deputetët e shumicës parlamentare.

Matematika thotë se edhe të shkarkohet Zvërlevski deri më 17 korrik, “atëherë sipas procedurës ligjore, nënshkruhet konkurs për zgjedhje të Prokurorit publik”. Pas shpalljes së konkursit rrjedhin 15 ditët e paraqitjes së kandidatëve, kur edhe Këshilli i Prokuroroëve duhet të jep mendim deri tek qeveria, pozitivisht apo negativisht për gjithë kandidatët e paraqitur. Afati është deri 1 gusht, që nënkuton se edhe të përfundojë krejt procedura deri më 1 gusht, seanca ku do të votohet për emërimin e Prokurorit të ri, “nuk mund të mbahet para shtatorit për shkak të pushimeve, vetëm nëse nuk ka marrëveshje paraprakisht mes partive në Parlament”, transmeton Aktuale.mk.

Comments